Testi i parë i vaksinës kundër Covid-19 kalon me sukses, ja kur nis tek njerëzit
Para disa ditësh u raportua se kishte nisur testimi për vakrinën anti-Covid-19 ndërsa mësohet se ka kaluar me sukses testimin e parë tek kafshët. Testimi u realizua nga ekspertë të Universitetit të Pittsburgh të kryesuar nga profesori italian Andrea Gambotto.
Rezultati i fazës eksperimentale tek kafshët ka qënë i mjaftueshëm për të kuptuar reagimin e antikorpeve të veçanta që duhen për të neutralizuar virusin.
“Më 2003 kemi studiuar epideminë Sars Cov e në 2014 epideminë Mers Cov, që janë të lidhur me Covid 19 e që na mësojnë se një proteinë e veçantë e quajtur Spike është e rëdësishme për imunitetin ndaj virusit”, thotë profesori italian Andrea Gambotto.
Për injektimin e vaksinës është përdorur një teknologji inovative me 400 mikrogjilpëra që shpërndajnë proteinën Spike nën lëkurë ku reagimi imunitar është më i fortë. Proteina spike shpërndahet në epidermë pa dhimbje.
Testimet klinike tek njerëzit priten të nisin pas një viti por rezultati i tyre është mjaft i shpejtë falë eksperiencë së mbledhur.
Ky grup studiuesish e kanë emërtuar vakisnën PittCoVaç, që është shkurtimi i fjalëve Pittsburgh CoronaVirus Vaçine.