Çfarë u debatua në mbledhjen që Blendi Klosi dhe Anila Denaj zhvilluan me banorët e Delvinës…
Drejtuesi politik i qarkut Vlorë, Blendi Klosi, dhe deputetja Anila Denaj, kanë zhvilluar këtë të dielë një takim me banorët e Delvinës për të diskutuar rreth problematikave të tyre.
“Në dëgjesën që zhvilluam me banorët për investimet që janë kryer dhe për Buxhetin 2023 së bashku me drejtuesin politik të qarkut Vlorë, Blendi Klosi.
Trajtuam problematikat e kullotave, të çështjeve të pronave, mirëmbajtjes së urave, kanaleve vaditëse.
Më shumë rëndësi do t’i kushtohet monitorimit të vazhdueshëm dhe me rigorizitet të kompanive që shfrytëzojnë pasuritë natyrore të
Delvinës, për të ruajtur ekosistemin dhe biodiversitetin dhe kjo kërkon mbështetjen e të gjithë strukturave, jo vetëm lokale, por edhe rajonale të prefekturës e ato qendrore.
Përmes ProjektBuxheti 2023 ofrohen më shumë mundësi për t’iu ardhur në ndihmë shtresave në nevojë, por edhe një domosdoshmëri për të forcuar edukimin e brezit të ri drejt arsimit profesional dhe vendeve të punës cilësore, që kjo zonë i ka të munguara sot, por rruga Kardhiq- Delvinë do të mundësojë më shumë për biznesin dhe jo vetëm”, shkruan deputetja e Partisë Socialiste, Anila Denaj. /Sarandanews.com/