Klosi, Gurma, dhe Denaj, takim me operatorët turistik të Sarandës: Zhvillim turistik gjithëvjetor dhe përgatitjet për sezonin 2023

Këtë të shtunë drejtuesit politik në Sarandë si Blendi Klosi, kryebashkiaku Adrian Gurma, dhe deputetja Anila Denaj, kanë zhvilluar një takim me operatorët turistik të qytetit bregdetar.

Turizmi është një motor i zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe në takimin e sotëm u diskutuan rreth zhvillimit turistik gjithëvjetor të kësaj zone dhe përgatitjet që kanë nisur tashmë për sezonin 2023.

POSTIMI I ANILA DENAJ

Sarandë- Turizmi, si motor i zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik.

Me drejtuesin politik të qarkut Vlorë Blendi Klosi gjatë takimit me operatorët e sektorit turistik dhe grupet e interesit.

Diskutuam mbi problematikat dhe sfidat e zhvillimit turistik gjithëvjetor të kësaj zone dhe përgatitjet që kanë nisur tashmë për sezonin 2023.