Adrian Gurma diskutime publiket me banorët e Ksamilit, për projektet e reja dhe buxhetin e vitit 2023
Kryebashkiaku i Sarandës, Adrian Gurma, ka qenë këtë të premte në një takim publik me banorët e Ksamilit.
Në takimin e zhivlluar u fol për vëmendjen e shtuar të qeverisë qendrore e asaj lokale që ky destinacion i spikatur turistik ka marrë e do të ketë më shumë gjatë vitit që vjen.
Kryebashkiaku Adrian Gurma vuri në dukje se ka ndyshuar qasja turistike për Ksamilin e kjo është shoqëruar me investime urbanizuese, që do të vijnë duke u shtuar.
“Me banorë të Ksamilit, në një diskutim të hapur publik, mbi projekt-buxhetin e vitit 2023, punët që kemi bërë, si dhe projektet e angazhimet për të ardhmen”, thekson kryebashkiaku Adrian Gurma.
Nga ky takim ksamiliotët morën sigurinë se do të vazhdohet të kryhen investime të qenësishme, në standarte të larta dhe që mbeten.