Deputetja e Sarandës thellon përçarjen e PD-së, godet grupin Alibeaj: Jeni pjesë e Edi Ramës
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa akuzoi grupin mbështetës të Enkelejd Alibeaj se janë pjesë e lojës së Edi Ramës.
Në emisionin Now, në Euronews Albania, Zhupa tha se pjesa tjetër e Partisë Demokratike e kryesuar nga Sali Berisha, ka qenë 1000 për qind e hapur për të pranuar çdo mekanizëm që garantonte votën e demokratëve dhe kandidati përfaqësues të ishte ai që merrte mbështetjen e bazës.
“Pse këta kur u futën në negociata s’e mblodhën kryesinë por e mbledhin tani që refuzojnë? Pse s’e mblodhën kur votonin bashkë me Taulant Ballën? Kur duan të bëjnë marrëveshje me avokatin e popullit? Pasi prishin marrëveshjen dhe bëhen pjesë e lojës së Edi Ramës. Ne kemi qenë 1000 për qind e hapur për të pranuar çdo mekanizëm që garantonte votën e demokratëve dhe kandidati përfaqësues të ishte ai që merrte mbështetjen e bazës”, tha Zhupa.