FOTOT/ Bashkia Sarandë mban premtimin: Nis puna për rikonstruksionin e Urës së Metoqit
Ashtu siç e kishte premtuar, bashkia e Sarandës ka nisur menjëherë nga puna për rikonstruksionin e Urës së Metoqit.
Është vetë kryebashkiaku i Sarandës, Adrian Gurma, ai i cili ka ndarë pamjet nga ecuria për rehabilitimin e kësaj ure.
“Momente nga punët e përditshme, në përmirësimin e infrastrukturës dhe mirëmbajtjen e ambienteve publike”, shkruan kryebashkiaku Adrian Gurma.
Dëmtimi i Urës së Metoqit shkaktoi mjaft probleme tek banorët dhe fermerët e kësaj zone.
Tashmë ky problem do marrë fund dhe Ura së shpejti do të jetë në funskion të plotë në shërbim të tyre. /Sarandanews.com/