Turi i takimeve, Adrian Gurma bashkëbisedim me banorët e Çukës dhe Shelegarit
Kryetari i bashkisë së Sarandës, Adrian Gurma, ka nisur një tur takimesh duke takuar qytetarët.
Fokus të takimeve janë problematikat dhe zgjidhja e problemeve të tyre.
Ditën e sotme Gurma u ndal në Çukë dhe Shelegar ku ka bashkëbiseduar me banorët e këtyre zonave.
“Në Çukë dhe në Shelegar me Dhimitrin e Ilmiun, kryetarët e e këtyre fshatrave dhe me banorë, për të prekur e dëgjuar nga afër nevojat, që ata kanë dhe për të futur në rrugën e zgjidhjes, shqetësimet e përditshmërisë së tyre.
Ecim”, nënvizon në postimin e tij Adrian Gurma./Sarandanews.com/