Inagurohet pavijoni i pediatrisë në spitalin e Sarandës
Pavijoni i pediatrisë së Sarandës do të ketë kushte mjaft komonde në ditët në vijim.
Kjo fal rikonstruksionit që i është bërë këtyrë ambienteve me mbështetjen e Raiffeisen Bank.
I pranishëm në inagurimin e këtij pavioni ishte mjeku njëkohësisht dhe deputeti Niko Kuri, i cili në një postim shkruan:
“Në ceremoninë e inagurimit të pavijonit të pediatrisë të Spitalit Sarandës, pata kënaqësinë dhe nderin e veçantë të merrja pjesë dje, për të biseduar me Drejtorin e Përgjithshëm të Raiffeisen Bank, z. Christian Canacaris, si dhe për ta falënderuar për donacionin e rëndësishëm , me statusin kryesisht të mjekut, por edhe të deputetit.
Rikonstruksioni i repartit të ri u përfundua falë nismës së Raiffeisen Invest, duke kontribuar në sigurimin e kushteve spitalore të nivelit sa më të lartë si për fëmijët e sëmurë, ashtu edhe për personelin mjekësor e infermjeror”, thekson mjeku i mirënjohur Niko Kuri. /Sarandanews.com/