Kush ka qenë nxënëse më e mirë, sherr mes deputetes së Sarandës dhe minstres së arsimit
‘E dimë mesataren tënde’, ishte pikërisht kjo deklaratë e ministres Kushi në Komisioni e Edukimit që nxiti një debat në Kuvend mes saj dhe deputetes Zhupa.
Teksa u ngjit në foltoren e Kuvendit, Zhupa ‘e ngarkuar’ me medaljet e saj tha se meqënëse Kushi kishte hapur një ‘betejë’ akademike, e ftoi të shpjegonte lajmet për plagjiaturën e diplomës së saj.
‘Kushi erdhi në Komisionin për të raportuar nisjen e fillimit të ri të vitit shkollor. Pamundësisë për të mu kthyer në argumente dhe tha një batutë: Unë e di mesataren tënd. Do më vinte mirë, por ta dinte mesataren time edhe po të kishte shkelur ligjin. Fatmirësisht unë s’kam asnjë të përbashkët me ju. Unë e kam mbaruar që nga klasa e parë me medalje ari. Herë tjetër mundohu që kur të kthesh përgjigje, fol me argumente. Se mund të ndodhë si ty, se të ngel sharra në gozhdë. Tani të lutem meqë e hape këtë betejë, hajde ti këtu e na fol për plagjiaturën tënde na fol ti për mesataren tënde.’- tha Zhupa.
Ndërohë, ministrja Kushi u shpreh se deputetja foli jashtë rendi të ditës dhe se për të ngjitur hapat e karrirës që ajo synon, duhet të bëjë durim.
‘Njerëzit këtu nuk janë për të dëgjuar për diplomat por për sigurinë kibernetike. Por referuar replikës se pse nuk kisha një përgjigje dje. Ju ikët dhe nuk më dëgjuat dje. Meqenëse dje nuk dëgjuat disa argumente, lidhur me mbylljen e kopshtit i referoheni një neni të gabuar. Neni që duhet t’i referohemi është neni 42. Atij që i referoheni nuk ka vlerë. Në lidhje me pedagogët e protestën, u hodhët nga një degë në tjetrën, por vetëm për sigurinë nuk folët. Jemi në dialog të vazhdueshëm me pedagogët, përveç rritjes së pagës do mëremi me kërkesat e tjera të tyre. Halli i Berishës dhe PD, nuk është për pedagogët, ne do komunikojmë, do i trajtojmë të gjitha çështjet. Nga PD pedagogët nuk presin asgjë, sepse jeni ju që keni hapur universitete fantazmë, që dhatë diploma me lekë.
Për Zhupën kam një përgjigje për ju se këshilla mbase nuk jam aq e madhe. Por jam më e madhe se ju, shoh një ambicie të madhe te ju për të bërë karrierë, ju do bëni karrierë se medaljet e arit i paskeni por, mos e sakrifikoni edukatën nga ambicia për karrierë.- tha ndër të tjera ministrja e Arsimit Evis Kushi.