S’ka pafajësi për Spiro Kserën, Gjykata e Lartë lë në fuqi vendimin e dënimit për vjedhje
Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e paraqitur nga ish-ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale, Spiro Ksera, për marrjen e pafajësisë, duke lënë në fuqi vendimin e vitit 2016 të Gjykatës së Apelit, i cili e shpalli Kserën fajtor dhe e dënoi me 16 muaj burg për akuzën e “vjedhjes duke shpërdoruar detyrën”, në bashkëpunim.
Rekursi është rrëzuar këtë të martë në dhomë këshillimi nga gjyqtarët, Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sandër Simoni.