REAGIMI/ Bashkia Sarandë hedh poshtë pretendimet për keqtrajtime në shtëpinë e Fëmijës “V.Pulla”: Ja si qëndron e vërteta!
Bashkia e Sarandës ka reaguar pas transmetimit të një kronike në emisionin STOP, ku një fëmijë pretendonte se ishte keqtrajtuar në shtëpinë e fëmijës “Vangjel Pulla”.
Pas transmetimit, bashkia e Sarandës është angazhuar menjehërë për të zbuluar se si qëndron e vërteta e këtyre pretendimeve dhe nga verifikimet e kryera ka rezultuar se nga institucioni i Shtëpisë së Fëmijës konsiderohen të pandodhura aktet e pretenduara për keqtrajtim.
Në një reagim zyrtar bashkia e Sarandës bën me dije se fëmija ka pranuar përpara policisë se mosushtrimi i dhunës nga edukatoret, ndërsa sa i takon pretendimit për keqtrajtim të dy vajzave, edhe akte të tilla nuk kanë ndodhur.
REAGIMI I PLOTË.
Lidhur me problematikën e trajtuar në emisionin Stop në TV Klan, ku shfaqej një fëmijë, i cili është rezident në institucionin e Shtëpisë së Fëmijës “V.Pulla”Sarandë dhe bënte fjalë për keqtrajtime në këtë institucion, sqarojmë se:
Nga institucioni i Shtëpisë së Fëmijës konsiderohen të pandodhura aktet e pretenduara për keqtrajtim.
Ndërkohë, edhe nga verifikimi i i bërë nga grupi, që në vijimësi monitoron këtë institucion, ka rezultuar ngjarja e pretenduar e pandodhur dhe denoncimi i pavërtetë.
Edhe në Komisariatin e Policisë nga vetë fëmija është konfirnuar mosushtrimi i dhunës nga edukatoret. Theksojmë se filmimi i transmetuar në “Stop” më 18 tetor 2022, është i vitit 2020, kur fëmija, në kushte karantine, për shkak të covid, është larguar nga institucioni në orët e vona.
Sa i takon pretendimit për keqtrajtim të dy vajzave, sigurojmë se akte të tilla nuk kanë ndodhur.
Transferimi i vajzave për të cilat bëhet fjalë, në një institucion tjetër, është kryer për shkak të kalimit të moshës, pasi në Shtëpinë e Femijëve Sarandë akomodohen fëmijë të moshës 6-15 vjeç.