Përgjysmimi pagës, deputeti Sarandës: Shpresoj të shërbej si nxitje dhe për institucionet tjera
Deputeti i Sarandës, Alket Hyseni, është një nga deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, që ka përgjysmuar pagën, e cila do të shkojë për nevojat e gjendjes së emergjencës nga Covid 19.
Hyseni shkruan se shpreson që kjo të shërbejë si nxitje për institucionet dhe zyrtar të tjerë të shtetit shqiptar, që të kontribojnë në këto momente.
“Byroja e Kuvendit, gjatë mbledhjes së sotme(dt. 02.04.2020) mori vendim unanim që deputetët të kalojnë gjysmën e pagës së tre muajve për nevojat e gjendjes së emergjencës nga Covid 19.
Vendimi ynë sot, si dhe thirrja që Kryetari i Kuvendit, z.Gramoz Ruçi i ka drejtuar institucioneve të pavarura, shpresojmë të shërbejnë si nxitje për institucionet e tjera të shtetit shqiptar, por dhe çdo zyrtar, sidomos ato me paga të larta(janë mijëra zyrtarë që paguhen dyfish dhe trefish e pagës së ministrave dhe deputetëve), për t’ju bashkuar kësaj nisme dhe për të ndihmuar secili në këtë situatë, njerëzit në nevojë, apo institucionet shëndetësore që janë në frontin e kësaj beteje.
#BashkëDoJaDalim????????”, shkruan Hyseni. /Sarandanews.com/