Në Greqi punonjësit e supermarketeve po paguhen sa mjekët

Gjatë këtyre kohërave të vështira për të gjithë ne, mjekët dhe infermierët kanë qenë në ballë të luftës globale kundër pandemisë se koronavirusit.

Sidoqoftë, një kategori tjetër profesionale po përpiqet gjithashtu të bëjë gjithçka që shoqëritë tona të vazhdojnë përpara duke na mundësuar të kemi ushqim në tryezat tona çdo ditë.

Kjo kategori përfshin njerëzit që punojnë në supermarkete, të cilët përpiqen të bëjnë çmos për të ofruar shërbimet e tyre gjatë kësaj kohe izolimi.

Për këtë arsye, të gjitha rrjetet e supermarketeve grek pas tjetrit gjatë ditëve te fundit kanë njoftuar shpërblime bujare për të gjithë stafin e tyre si dhe i kanë falenderuar vazhdimisht për të gjithë punën e tyre të vështirë dhe nganjëherë të rrezikshme gjatë pandemisë.

Pronarët e zinxhirit grek të supermarketeve “AB Vasilopoulos” njoftuan të mërkurën se do të ndajnë një shpërblim prej 3,000,000 eurosh për stafin e tyre si një gjest mirënjohjeje për shërbimet e tyre kohët e fundit.

“Një falënderim i madh për përpjekjen tuaj titanike në mënyrë që asgjë të mos mungojë në familjet greke!” thuhet në një deklaratë të “AB Vasilopoulos”.

Kjo deklaratë vjen vetëm disa ditë pasi dy zinxhirë të tjerë të mëdhenj të supermarketeve në Greqi njoftuan bonuse bujare për punonjësit e tyre.

Rrjeti i supermarketeve “Sklavenitit” dhe “Masoutis”, i pari është shumë popullaror në jug të Greqisë dhe i dyti në veri, njoftuan po ashtu shpërblime edhe për stafet e tyre.

Sklavenitis do të ofrojë gjithsej pesë milion euro për punonjësit e tyre, ndërsa Masoutis ka thënë se do të ndajë 30 përqind të fitimeve vjetore me të gjithë stafin e tij.

Po ashtu edhe rrjeti i supërmarketeve “Lidl Hellas” kishte njoftuar gjithashtu një bonus prej 1.8 milion eurosh për punonjësit e tij të supermarketeve.

Duket sikur pandemia e koronavirusit i ka treguar të gjithë botës se si, ndonjëherë, disa nga punët më të zakonshme duket të jenë në të vërtetë ato më të rëndësishmet në të gjithë shoqërinë.

Punëtorët e supermarketeve e kanë gjetur veten duke u përshtatur në marrjen e një roli strategjik të domosdoshëm për mbijetesën kombëtare. Greqia ka deri më tani më shumë se 1400 të infektuar dhe 50 viktima.

Dyqanet ushqimore janë ndër të vetmet që lejohen të qëndrojnë të hapura në pjesën më të madhe të vendeve europiane, përveç farmacive.

Në shumë vende të tjera të BE-së, punëtorët e supermarketeve flasin për rrëziqe të ngjashme: sindikatat thonë se punonjësve u mungon mbrojtja e nevojshme sanitare dhe po punojnë jashtë orarit.

Ky rol i ri për punonjësit e supermarketeve në frontet e betejës vjen me shumë sfida, pasi një pjesë e tyre ndjehen të papërgatitur, të pambrojtur dhe tepër të mbingarkuar.