Stillo Papadhima, 97 vjeçari që i ka shpëtuar Luftës së Dytë Botërore dhe një nga më të moshuarit e Sarandës
Kryebashkiaku i Sarandës, Adrian Gurma, ka zhvilluar një takim të rastësishëm në një nga rrugët e qytetit me Stillo Papadhimën.
97 vjeçari është një nga të mbijetuar nga kampet e përqëndrimit në Gjermani gjatë Luftës së Dytë Botërore.
“Ndesha sot në rrugë Stillo Papadhimën, 97 vjeçarin, që ka mbijetuar nga kampet e përqëndrimit në Gjermani gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Jeton ditë të paqta në Sarandë, ndoshta si një nga banorët më të moshuar të qytetit dhe shembull mahnitës për kthjelltësinë e mendimit dhe vitalitetin e tij .
Respekt”, shkruan kryetari i bashkisë Sarandë në postimin e tij në rrjetet sociale. /Sarandanews.com/