Adrian Gurma takohet me ambasadorin e Katarit: Diskutuam rreth një projekti ambicioz në fushën e kulturës në Sarandë

Kryetari i bashkisë Sarandë, Adrian Gurma, ka zhvilluar këtë enjte një takim me ambasadorin e Katarit në vendin tonë Ali bin Hamad Al-Marri.

Fokusi i takimit mes dy palëve ka qenë implementimi i një projekti ambicioz në fushën e kulturës në Sarandë .

“U takova sot me Ambasadorin e Katarit në vendon tonë, SH.T Z.Ali bin Hamad Al-Marri, me të cilin diskutuam mbi mundësitë e implementimit të një projekti ambicioz në fushën e kulturës në Sarandë, çka do të ndikojë në forcimin akoma më tejtë mardhënieve tona dhe do të nxisë edhe më shumë kontaktet dhe shkëmbimet mes nesh”, shkruan Adrian Gurma në rrjetet sociale. /Sarandanews.com/