Sarandë, Gurma takim me të moshuarit e Qendrës Polivalente
Kryetari i Bashkisë së Sarandës, Adrian Gurma, është takuar dhe ka përshëndetur të moshuarit e Qendrës Ditore Polivalente.
Për shkak të punimeve të rikonstruksionit të plotë të këtij institucioni, që janë në fazën përfundimtare, takimi është bërë në një mjedis në afërsi të tij.
Kryetari Gurma u ka uruar të moshuarve të kenë ditë e vite të bardha, ndërkohë që ka siguruar se do të vazhdojnë të kenë vëmendjen dhe kujdesin e qeverisjes vendore dhe të përfshirë në jetë aktive e komunitare, larg plogështisë dhe vetmisë.
Kryebashkiaku Gurma ka qenë falenderues edhe për stafin, që është në shërbim të tyre, me respekt e përkushtim.
Një moment me emocione të veçanta në takimin me të moshuarit, ishte ai i dhurimit të kartolinave të personalizuara për secilin prej të tyre dhe të shkruara me dashuri për çdo gjysh e gjyshe, nga fëmijët e Shtëpisë së Fëmijës “Vangjel Pulla”.
Kryetari i Bashkisë Adrian Gurma u tha të moshuarve se takimin e radhës do ta kenë së shpejti në ambientet e rinovuara të Qendrës Ditore Polivalente “Feti Rugji” të Sarandës.