Ilir Metaj emërohet në krye të Kadastrës në Gjirokastër
Ilir Metaj është emëruar në krye të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Gjirokastër.
Ai pason në këtë detyrë Florian Taçin, i cili një ditë më parë dha dorëheqjen nga kjo detyrë pas 5 vitesh.
Në dhjetor të vitit 2020, Metaj ishte emëruar si drejtor i OSHEE Gjirokastër, detyrë të cilën e mbajti për disa muaj.
Ai ka qenë gjithashtu drejtues i Drejtorisë Rajonale Tatimore Gjirokastër.