Saranda shpallet bashki kampione për riciklimin
Forumi i Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve dhe Ekonomisë Qarkulluese, i mbledhur ditë më parë, bëri bilancin e punëve të një viti, kur mjedisi dhe pastërtia e qyteteve tona u shpallën prioriteti punçs së qeverisë qëndrore dhe qeveridjeve vendore.
Kjo ishte periudha kur u punua fort për të eliminuar vatrat e mbetjeve urbane të vjetea e të reja. Paralelisht, u dhanë modelet e riciklimit dhe kompostimit të mbetjeve në burim.
Në këtë elenent sidomos Forumi vlerësoi punën e bërë nga Bashkia e Sarandës, e cila u veçua nga Kryeministri Edi Rama si Bashki kampione për ricikilimin. Në një prej paneleve të këtij Forumi, kryebashkiaku Adrian Gurma dha një panoramë të plotë të punës që është bërë në këtë drejtim, me koshat tip rrjetë të vendosur në shetitoren e Sarandës dhe në pika të tjera publike, si dhe në shkolla e biznese.
Ai i ndal veçantëisht në implementinin e eksperiencës gjermane në fiahën e menaximit të integruar, duke patur mbështetjen e Ministrisë së Turizmit e Mjedisit dhe duke përfituar mjaft nga programi i qeverisë gjjermane përmes projektit GIZ.
Ai u ndal në ekspozenë e punës, të konkretizuar me funksioninin e qendrës së grumbullimit dhe riciklimit të mbrtjeve të kartonit të ngritur në Volloder, ku janë realizuar edhe shitjet e para.
Saranda u prezantua dhe u vlerëdua si model suksesi në trajtimin e mbetjeve të riciklueshme. Puna vazhdon përmes një pune të përditshme dhe organizimeve ptomovuese të asaj çfarë është arritur.