Deputetja e Sarandes: PD po merret me organizimin e formave të ndryshme të protestave
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa thotë se PD është duke organizuar protesta të të gjitha llojeve, me qëllim për të marrë maksimumin nga revolta popullore.
Në një intervistë për Euronews Albania, Zhupa u shpreh se mbështetja masive që PD mori në protestën e 7 korrikut vazhdon të jetë e njëjtë edhe sot.
Ajo tregoi se në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD është vendosur të organizohen protesta nga më të ndryshmet në koordinim me sindikata dhe grupe interesi.
“Ajo që nuk jemi në dijeni është që PD, edhe sot që flasim po merret me organizimin e formave të ndryshme të protestave në koordinim me sindikata dhe grupe interesi. Kem i zgjedhur të mbështesim forma të ndryshme të protestave. Do ta kemi edhe atë protestën e madhe shumë shpejt, por nuk është vetëm ajo zgjidhja, janë edhe format më të thjeshta të protestës, nga ato 1-orëshe deri te grevat ekstreme”, tha Zhupa.s