Lajm i mirë për banorët e zonës: Ura e Metoqit do të rindërtohet, bashkia Sarandë miraton fondin
Për rindërtimin e Urës së Metoqit Bashkia Sarandë ka akorduar një fond emergjent prej 144 milionë lekë të vjetra.
Procedurat e tenderimit kanë përfunduar dhe fillimi i punës për rindërtimin e urës është thjesht çështje ditësh.
Ura e Metoqit u shemb më 23 janar 2022 si pasojë e erozionit në këmbët e urës, por edhe si pasojë e kalimit mbi të mjeteve të tonazhit të rëndë.