VIDEO/ “Dua të marr malet e Sarandës”, Rama: Ça thua ti mo?

Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe sot me telefonatat ndaj qytetarëve që kanë lënë ankesat e tyre në portalin e kryeministrisë.

Teksa Rama formoi një prej numrave, qytetari që kishte bërë ankesën nuk ia hapi telefonin duke e rimarrë vetë disa minuta më pas.

Ai i kërkoi Ramës që të dilte nga shtëpia pasi kishte nevojë që të punonte, kërkesë e cila iu mohuar nga kreu i qeverisë.

BISEDA:

Edi Rama: Kush i bie këtij telefoni? Kush je vëlla? A! Të mora qëpari, ishte në gjumë?

Qytetari: Jo, jam isha në shtëpi

Edi Rama: Çfarë problemi ke?

Qytetari: Kam punuar në të zezë, më është bllokuar puna dhe dua të qarkulloj. Dua të lëviz nga Saranda andej nga malet.

Edi Rama: Ça malesh thua? Sot është koha për të ndenjur në shtëpi, ti thua në male.

Qytetari: Po ndonjë lekë nëpër duar?

Edi Rama: Është kohë rezistence, kur të rregullohet gjithçka do punosh prapë.

Qytetari: Po dritat?

Edi Rama: O shoku im, dritat janë mall. Po e konsumove, do i paguash dhe kaq se ndryshe biem të gjithë në humnerë. Ne do t’ju ndihmojmë.

Qytetari: Dua të marr malet e Sarandës. Rama: Ça thua t'i mo? ????????#Sarandanews

Posted by Sarandanews.com on Tuesday, March 31, 2020