Ndërron jetë në Sarandë një italian, dyshimet e para
Nje 33- vjeçar ka nderruar sot ne jete ne qytetin e Sarandes.
Sipas njoftimit te policise 33-vjeçari ka ndërruar jetë në spital, dyshohet si pasojë e një arresti kardiak.
Sarandë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 16:30, në spitalin e Sarandës, ka mbërritur për ndihmë mjekësore shtetasi italian D. N., 33 vjeç, i cili më pas ka ndërruar jetë në spital, dyshohet si pasojë e një arresti kardiak.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.