Kishin kaluar perimetrin e lejuar, dy fëmijë 10-vjeçar shpëtohen nga mbytja në Sarandë! 8 pushues hidhen në ujë në ndihmë të tyre

SARANDË- Dy fëmijë të moshës 10-vjeçare janë shpëtuar nga mbytja në brigjet e Jonit në Sarandë.

Ata po notonin në Plazhin e Ri në Sarandë.

Pushuesit që ndodheshin në plazh kanë vënë re se 2 fëmijët që  kishin kaluar perimetrin e lejuar ishin në rrezik dhe 8 prej tyre janë hedhur në ujë për tu ardhur në ndihmë 2 fëmijëve. /Shqiptarja.com