EMRI/ Stuhia rrëzoi tendën e kalçetos në Sarandë, ndërron jetë në spital 22-vjeçari
Ka ndërruar jetë në spital, 22-vjeçari, Armando Kazma, i cili u dëmtua pasi stuhia rrëzoi tendën e një kalçetoje në Sarandë. Ngjarja ndodhur rreth orës 20:50, te “Ura e Gajdarit”.
Si pasojë e motit të përkeqësuar tenda u rrëzua dhe i riu mori dëmtime. Ai u dërgua menjëherë për ndihmë mjekësore në spitalin e Sarandës, por si pasojë e plagëve të marra nuk ka mundur të mbijetojë.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon punën për zbardhjen e plotë.
Njoftimi i policisë:
Sarandë/Informacion shtesë
Në vijim të informacionit paraprak për rrëzimin e tendës së një kalçetoje sportive, ku si pasojë u dëmtua shtetasi A. K., 22 vjeç, ju informojmë se si pasojë e dëmtimeve të marra, ky shtetas ndërroi jetë në spital.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.