Provimet e maturës, deputetja e Sarandës: Të hënën nisin protestat
Deputetja e PD, Ina Zhupa thotë se ditën e hënën në orën 16:00 maturantët do të nisin protestat për hartimin dhe vlerësimin tezave të provimeve.
Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, Zhupa thotë se provimi i biologjisë ka ja qenë jashtë standardit dhe jashtë programeve mësimore që kanë marrë gjatë këtyre viteve maturantët.
Deputetja demokrate i bën thirrje ministres së Arsimit, Evis Kushi që të heq nga skema e vlerësimit pyetjet jashtë programit, të ndryshohen kufijtë e vlerësimit të notave, duke ulur pragun në skemën me pikët e reja pas heqjes së pyetjeve jashtë programi.
Zhupa thotë se për të gjitha gabimet e gjetura në tezat e provimeve duhet të mbajë përgjegjësi edhe Qendra e Sherbimeve Arsimore.