“Ksamili, Bathorja e Butrintit”, Margariti: Nuk do ketë ndërtime në zonë
Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka mohuar se do të ketë ndërtime në Parkun e Butrintit dhe në zonën e pambrojtur afër tij.
“Çfarë do të ndodhë me zonën e pambrojtur që u hoq në janar të këtij viti. Dy javë më parë u dha leje për investim te gjiri i Manastirit. Ao do ketë sërish investime strategjike në zonë”, u pyet Margariti.
“Plani i menaxhimit të interguar të Butrintit ka qenë në vëmendje të institucioneve, ministrive, për rishikimin e kufijve të zonave të mbrojtura. Zona e hequr është zona e Ksamilit, që është tashmë zonë urbane, janë bërë ndërtime. Atë që jo më kot e kemi quajtur “Bathorja” e Butrintit.
Në 30 vite kemi kryer shumë projekte. Jo çdo ndërhyrje ka qenë e parregullt. Nga 2014 kemi parë mungesën e potencialit arkelologjil, kështu që nuk prekim asgjë që ka vlera arkeologjike dhe mjedisore.
Zona e Manastirit ka të njëjtin status, atë të një objekti fetar. Sa i përket planit të menaxhimit, ndërtime në zonë nuk do të ketë veç qendrës së vizitorëve për të arritur standardet e një parku UNESCO”, u përgjigj ministrja.