Rama në parlament: Në 2 korrik hapet aksi Kardhiq-Delvinë
Kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendi tha se në shkurt do të nisin punimet për ndërtimin e Urës së Bunës.
Në datën 2 korrik tha kreu i qeverisë do të hapet përfundimisht aksi Kardhiq-Delvinë, si dhe me 9 korrik hape ByPass i Vlorës.
‘Përmendët Urën e Bunës dhe ju falenderoj është një projekt shumë i rëndësishëm për Shqipërinë turistike. Duke qenë se ju mbani shënime në shkurt të vitit të ardhshëm, së bashku me kryeministrin e Malit të Zit ë jem atje për të filluar puna për ndërtimin e urës.
Punët publike kërkojnë kohën e tyre. Po ndeshen me një situatë jo të lehtë për shkak të rritjes së çmimeve.
Në 2 korrik hapet përfundimisht aksi Kardhiq-Delvinë. Në 9 korrik, hapet dhe By Pass i Vlorës.’- tha Rama.