E rëndë në Vlorë! Adoleshenti polak gjendet i vdekur në pishinën e hotelit
Një adoleshent polak është mbytur në pishinën e një hoteli në Vlorë.
Raportohet se turisti ka qenë duke notuar me prindërit.
Në një moment, prindërit kanë dalë të pijnë një cigare dhe kur janë kthyer e kanë gjetur të riun në fund të pishinës.
Nga informacionet paraprake raportohet se kur ka mbërritur ambulanca, adoleshenti polak nuk ka shfaqur shenja jete.