Sherr me thika në shëtitoren e Sarandës, policia identifikon autorët
Nje sherr me thika ka ndodhur diten e sotme ne shetitoren e Sarandes.
Policia ka identifinuar autoret dhe po kryen hetimet per arsyet e kesaj ngjarje.
“Më datë 07.06.2022, në shëtitoren e Sarandës, gjatë një konflikti për motive të dobta shtetasi G. G., ka goditur me mjet prerës në kurriz shtetasin K. K., 43 vjeç, i cili ka marrë mjekim në spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.