Turizmi fetar në Gjirokastër, i penalizuar nga mungesa e infrastrukturës dhe sinjalistika
Mungesa e investimeve ka bërë që turzmi fetar në Shqipëri të mos shfrytëzohet. Studiuesi Ëngjëll Sërjani thotë se në Gjirokastër ka me dhjetëra kulte fetare por për shkak të infrastrukturës rrugore të shkatërruar, mungesës e sinjalistikës apo mirëmbajtjes së tyre nuk tërheqin vizitor.
Kisha 400 vjeçare në fshatin Leusë të Përmetit gëzon statusin monument kulture, për të shkuar atje nuk ka rrugë. kjo pohohet nga At Ilia Tyto.
Kurse, Pedagogu Llambi Margariti i bën apel institucioneve që të ndërhyjnë. Ndërsa drejtoresha e drejtorisë së monumenteve në Gjirokastër Pezana Rexha pranon se rrënimi i shumë kulte fetare ka ardhur si pasojë e mungesës së fondeve.
Lugina e Drinos në Gjirokastër është një nga zonat e cila shënon numrin më të madh të kulteve fetare kryesisht ato ortodokse të cilat janë që të gjitha të stilit bizantin dhe datojnë shekuj më parë.