Ina Zhupa, kjo “rithemeluese” e orëve të vona!
Përfundimisht, Ina Zhupa është rreshtuar me Rithemelimin, duke bërë kështu kalimin nga njëra PD te tjetra, pra nga njëra gjysmë te gjysma tjetër e kësaj force, të ndarë prej muajsh në dysh.
Fillimisht, ajo qëndroi krah Bashës, madje dhe duke kontestuar Berishën dhe modelin e tij, por pas dorëheqjes së kreut të PD-së zyrtare, dha shenjat e para të molepsjes me PD-në Berisha.
Para pak ditesh, emri i deputetes së Sarandës u perzgjodh në listën e kandidatëve për anëtarët e kryesisë së PD-së së Berishës.
Kujtojme ketu qe mediat e Sali Berishes dhe vete ky i fundit kane hedhur akuza te forta ne drejtim te Ina Zhupes, duke e cilesuar ate si te lidhur me Erion Veliaj permes burrit te saj qe ka marre tendera nga kryebashkiaku i Tiranes.
Por befas, gjithe keto akuza te Berishes dhe mediave te tij qe ishin nje shantazh i hapur ndaj deputetes se Sarande jane shuar, pasi kjo e fundit kaloi ne partine e tyre.