Pas kërcimit i dehur, prifti i Kishës së Harallambit të Sarandës kërcënon me fjalor vulgar qytetarin me mesazhe dhe më pas i fshin
Sarandanews.com publikoi pak ditë më parë një video ku prifti i Kishës së Harallambit të Sarandës At Kozmai ishte në gjëndje të dehur, kërcente nëpër dasma.
Pas publikimit të videos prifti i Kishës së Harallambit ka nisur të kërcënojë me mesazhe nëpër rrjetet sociale qytetarët e Sarandës që kanë shprehur kritikat e tyre në drejtim të tij.
Në redaksinë e Sarandanews.com një qytetar ka dërguar një bisedë që ka kryer më priftin At Kozmai, i cili e ka kërcënuar ata me mesazhe pas një kometi që ai kishte bërë në drejtim të tij.
Pavarsisht se At Kozmai nuk e pranonte që nuk ishte profili i tij, menjëherë sapo qytetari nga Saranda i shkruan se do t’ia nxjerrë mesazhet në media, prifti ka nxituar menjëherë të fshijë mesazhet.
Mesazhe kërcënuese prifiti i Kishës së Harallambit, At Kozmai, ka dërguar dhe ndaj gazetarëve të Sarandanews.com, por po e mirëkuptojmë derisa të reflektojë kur t’i dal pija. /Sarandanews.com/
MESAZHET E FSHIRA