Adrian Gurma: Rruga Lëkurs-Kanali i Çukës drejt përfundimit, gati këtë sezon
Rruga panoramike Lëkurës – Kanali i Çukës në Sarandë do jetë gati këtë sezon turistik.
Kryebashkiaku i Sarandës, Adrian Gurma, ndau pamjet nga kantieri i ndërtimit të kësaj unaze, e cila ndërtohet pjesërisht mbi gjurmën e rrugës ekzistuese.
“Po merr formë dhe eshtë drejt metrave të fundit rruga nr 1 Lëkurs-Kanali i Çukës, e cila do të lehtësojë ndjeshëm trafikun në qytet dhe do t’iu japë vlerë pronave të qytetarëve në këtë zonë”, shkruan Gurma.
Unaza panoramike e Sarandës do të lehtësojë ndjeshëm fluksin e lëvizjes urbane kryesisht gjatë sezonit turistik, por do të japë në të njëjtën kohë tjetër qasje, koncept e zhvillim për zonën ku ajo kalon.
Rruga është e gjatë 2.33 km, e gjerë 11 m me gjerësi të brezit të kalimit të automjeteve 8 m dhe ka trotuare në të dy anët e saj me të gjithë elementët e tjerë të nevojshëm të infrastrukturës rrugore.
Saranda është një nga qytetet më të frekuentuara gjatë sezonit turistik. Përmirësimi i infrastrukturës rrugore në qytetin bregdetar do të lehtësojë lëvizjen e turistëve vendas e të huaj.