Rojet e lokalit në Dhërmi bëjnë pushuesin për në spital
Një pushues i cili ndodhej në Dhërmi, është bërë për në spital nga rojet e një lokali ku ishte i pranishëm.
Nga të dhënat paraprake bëhet e ditur se rreth orës 11:45 të paradites së sotme, ka shkuar për mjekim në Qendrën Shëndetësore Himarë, shtetasi G. R., 32 vjeç, banues në Fier.
32-vjeçari dyshohet se për motive të dobëta, është konfliktuar me rojet e sigurisë së një lokali, në fshatin Dhërmi.
Lidhur me ngjarjen, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të ngjarjes.