Shkatërrohen stolat dhe koshat në Sarandë, reagon ashpër bashkia

Bashkia Sarandë nëpërmjet një statusi reagon për dëmtimin e stolave dhe koshave të mbeturinave në disa zona të qytetit.

REAGIM

Individë të papërgjegjshëm dëmtojnë punën e strukturave të shërbimeve publike dhe imazhin e qytetit!

Kosha të përmbysur me mbetjet urbane në trotuar e rrugë dhe stola të flakur në det janë veprime që duhen dënuar me forcë nga kushdo!

Policia Bashkiake s’mund të jetë në çdo hapësirë të territorit në të njëtën kohë, megjithëse është 24 orë/24 në shërbim të komunitetit.

Duhet edhe reagim dhe sjellje qytetare nga kushdo që bëhet dëshmitar i akteve të tilla vandale!

Të gjithë për qytetin!

Për çdo rast kontakto Policinë Bashkiake ☎️ 08522380 – thuhet në reagim.