FOTO/ Çështja e Butrintit, përballje epike mes Sazan Gurit dhe Pandeli Majkos para Kuvendit
Sazan Guri është përballur me Pandeli Majkon para ambienteve të Kuvendit teksa pritej nisja e seancës plenare ditën e sotme.
“Presidenti” i ka kërkuar të flasin për hallet e Shqipërisë por Majko ka zgjedhur të nxitojë drejt Parlamentit.
Në seancën e sotme do të shqyrtohet projektligji për administrimin e nënzonave të trashëgimisë kulturore dhe peizazhit kulturor, pjesë e Parkut Kombëtar të Butrintit, ndërmjet Ministrisë së Kulturës dhe Fondacionit për Menaxhimin e Butrintit.