Procedohet penalisht 55 vjeçari nga Ksamili, ushtroi dhunë psikologjike ndaj vajzës së tij
Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprën penale “Dhuna në familje”, në ngarkim të shtetasit M. Z., 55 vjeç.
Ky i fundit banues në Ksamil, Sarandë, u dergua ne prokuori pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj vajzës së tij.