Bejko: Bravo 36 deputetëve që bojkotuan farsën e Berishës, ai po e trajton PD-në si pronën e vet

Roland Bejko komenton mbledhjen e sotme të Këshillit Kombëtar të PD-së.

Sipas tij ata që e bojkotuan, mes tyre 36 deputetë, po refuzojnë berishizmin e mëtejshëm të PD.

REAGIMI I PLOTE I BEJKOS

Po refuzojnë berishizimin e mëtejshëm të PD!
Një BRAVO të madhe të 36 deputetëve që iu përgjigjën me bojkot sot farsës dhe arrogancës së Sali Berishës që po e trajton PD-në tonë/e të gjithë demokratëve, si pronë të vet duke e udhëhequr drejt asgjëkundit përveç se në hipotekën familjare!

Për herë të parë në historinë e vet 32 vjeçare, Partia Demokratike nuk po llogaritet më si parti pushteti nga opinioni publik shqiptar, por si një organizatë private dhe pothuajse antiamerikane!