Ngjarjet në Sarandë, eksperti i kriminologjisë: Masa shtesë për sezonin turistik
Eksperti i kriminologjisë, Ervin Karamuço shpërthimin e tritolit në një hotel në Sarandë dhe plagosjen e dy vëllezërve pas një konflikti mbrëmjen e së dielës, i cilëson si shtysë për policinë në rritjen e parametrave të sigurisë.
Duke folur për MCN Live, ai deklaroi se Saranda ka një specifikë të caktuar, për shkak se aty ka pasur kthim të shumë emigrantëve që kanë qenë pranë njerëzve, për Pashkët ortodokse, ku ka pasur dyndje të madhe.
“Kjo ka sjellë problematika të rendit dhe sigurisë, janë konflikte të mbartura por dhe probleme që ndodhin rëndom nga ana e krimit të rrugës. Këto sepse aty pritet një hartim plani masash për sezonin turistik, duhen marrë në konsideratë elementë risku shtesë se katërfishohet popullsia në verë.
Hotele apo struktura akomoduese, pronarët e tyre dyshohet se kanë një backgraund të konsiderueshëm kriminal dhe dyshohet se këto ngjarje mund të shtohen. Duhet një lloj skaneri për të parë se cilat struktura turistike rrezikohen që turisti të mos shkojë se të plasë tritoli dhe të plagoset apo vritet vetë”, u shpreh eksperti.
Ai tha se pret plan të mirëmenduar nga drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, duke përmendur shkollimin e tij dhe drejtimin strategjik, duke mos u fokusuar në dyndjen me policë.
Ai hoqi paralele me ishujt grekë apo Kroacinë, ku tha se nuk ka prezencë të policisë fizike, por ka shtim të mbikëqyrjes dhe cuivil.
“Kur i sheh fizikisht, duan të parandalojnë një ngjarje, apo kur ngjarja ka ndodhur. Ka elementë që i vuan turisti, jep një mesazh që ti ke një situatë jo të sigurtë rendi, duhen shtuar mënyra të tjera alternative”, tha Karamuco.