Shqipëria ndihmon Italinë me mjekë
Jane 30 mjekë nga Shqipëria ata do të shkojnë në Bergamo të Italisë në kuadër të situatës alarmante të Covid-19.
Mësohet se ata do të nisen sot në orën 16:00 nga Tirana për në Bergamo, ku do të qendrojnë për një muaj.
Sakaq, bëhet me dije se mjekët do të ndihmojnë rajonin e Lombardisë për përballimin e situatës dhe do të paguhen nga qeveria shqiptare.
Kjo ndihmë vjen si pasojë e akordit të arritur mes kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Jashtëm italian Luigi di Maio.