Ish deputeti i Sarandës, Koço Kokëdhima: Kanabisi është një bimë e bekuar nga Zoti
Ish-deputeti socialist Koço thotë se legalizimi i kanabisit mjekësor është i domosdoshëm.
Sipas tij bima e kanabisit nuk është një gjë e keqe, pasi “është një bimë e bekuar nga Zoti”.
Kokëdhima, i cili ka qenë nga zërat e parë që ka bërë thirrje të legalizohet përdorimi mjekësor, theksoi se kanabisi ka cilësi të jashtëzakonshme në shërimin e sëmundjeve.
“Argumenti për të cilin flasim nuk ka të bëjë me zhvillimin e ekonomisë kriminale. Kanabisi meriton pak vëmendje, nuk është bima e kanabisit kriminale, as një gjë e keqe.
Kanabisi është një bimë e mrekullueshme e bekuar nga zoti që ka cilësi të jashtëzakonshme”, tha Kokëdhima në “Abc News”.