Infektohet me koronavirus biznesmeni gay nga Tepelena
Biznesmeni i vetëdeklaruar gej, Elton Ilirjani është shprehur se fatkeqësisht është infektuar me Covid-19.
Në një lidhje me Skype nga SHBA-ja, në emisionin “Ftesë në 5”, Ilirjani u shpreh se ka kaluar 12 ditë në shtrat dhe gjëja që ka pasur më tmerr ka qenë kur mendonte futjen e tubit, në fazën e intubimit.
Ai u shpreh gjithashtu se nuk e ka bërë tamponin por që konstatimin që është i infektuar, e ka marrë nga mjekët.
“Unë u infektova fatkeqësisht, unë nuk e prisja. Kalova 12 ditë në shtrat dhe kam komunikuar me doktorët online. Nuk bëra dot një test dhe më erdhi një mesazh që duhet të ishe rëndë që të shkonim në spital. Edhe dy kushërirat e mia këtu nuk Nju Jork ishin me COVID-19.
Në fillim kisha një gudulisje në fyt, pastaj pata temperaturë dhe u lidha në telefon me doktorët. Filloi një kollë e fuqishme, dy netë pa gjumë me dhimbje në mushkëri. Pastaj u rrit temperatura, kisha dhimbje koke dhe luhatje në tension.
Më kapi paniku, më mereshin mendtë. Detaji që i vuri vulën, ishte se unë pata një humbje të nuhatjes dhe të shijes dhe doktori më tha të qëndroja në shtëpi i veçuar. Unë jo vetëm kisha koronën por e kisha dhe shumë ngjitës. Gjëja që kisha më tmerr ishte kur mendoja që do më futej ai tubi, dhe do kaloja në fazën e intubimit,”– tha Ilirjani.