Margariti: Këshilli i Ministrave miraton projektligjin për administrimin e nën zonave të trashëgimisë kulturore të Butrintit
Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Ministrja e Kulturës Margariti njoftoi se është miratuar projektligji për miratimin e marrëveshjes së administrimit të nënzonave të trashëgimisë kulturore dhe peisazhit kulturor pjesë e Parkut Kombëtar të Butrintit nëpërmjet Ministrisë së Kulturës dhe Fondacionit të menaxhimit të Butrintit.