Të buzëqeshur, Denaj, Ahmetaj, dhe Gurma, takime me bizneset sarandiote: Bashkëbisedim për paketën e rezistencës sociale
Deputetja Anila Denaj, zv.kryeministri Arben Ahmeta, dhe kryebashkiaku Adrian Gurma, kanë zhvilluar në Sarandë takime edhe me bizneset.
Të buzëqeshur ata kanë bashkëbiseduar me bizneset sarandiotet për masat që po ndërmerr qeveria për përballimin e situatës së krijuar nga konflikti mes Rusisë dhe Ukrainës.
POSTIMI ANILA DENAJ.
PAKETA E REZISTENCËS SOCIALE
Sarandë
Në një bashkëbisedim me bizneset sarandiotet për masat që po ndërmerr qeveria për përballimin e situatës së krijuar nga konflikti mes Rusisë dhe Ukrainës.
Me zëvendëskryeministrin dhe drejtuesin politik të qarkut Vlorë Arben Ahmetaj dhe kryetarin e Bashkisë Adrian Gurma theksuam faktin se jemi të gjithë bashkë solidarë në këtë luftë që nuk e zgjodhëm.
Mbështetja financiare për mosrritjen e çmimeve të energjisë, si dhe masat fiskale për pagat janë disa format që po ndërmarrim në ndihmë të biznesit dhe shtresave më në nevojë.