Zv. ministrja, prefekti qarkut, dhe kryebashiaku Gurma, marrin pjesë në pastrimin e rrugës hyrëse të Sarandës
Aksioni për pastrimin e Saranës vijon dhe me “mysafirë specialë”, të cilët përveshin mëngët paçka statusit zyrtar që kanë.
Kështu, sipas asaj çfarë informon kreu i Bashkisë, Prefekti dhe një zv.ministre, u bënë njësh me punëtorët e pastrimit.
“Me Zv.ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Vilma Bello, Prefekti i Qarkut Vlorë dhe punonjës të Bashkisë, ishim sot në rrugën hyrëse të qytetit, për pastrimin e territorit nga mbetjet e hedhura pa kriter”, shkruan Gurma.