Procedohet penalisht 53- vjeçari nga Konispoli, me akuzën “pushtim të tokës”
Policia njofton se specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë proceduan penalisht shtetasin M. E., 53 vjeç, banues në fshatin Xarrë, bashkia Konispol, për veprën penale “Pushtimi tokës”.
Procedimi penal i 53-vjeçarit u krye pasi sipas Policisë, në fshatin Xarrë ka pushtuar një sipërfaqe toke, në pronësi të shtetasit A. J., 49 vjeç, banues në fshatin Xarrë, bashkia Konispol.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, përfundon njoftimi i Policisë.