Politikanët e Sarandës urojnë festën e Sulltan Novruzit
Besimtarët bektashianë kremtojnë sot ditën e Sulltan Nevruzit, ditëlindjen e të madhit Imam Aliu.
Politikanët e Sarandës kanë përcjellë sot urimet e tyre për këtë festë.
“Gëzuar Sulltan Nevruzin”, shkruan kryebashkiaku Sarandës Adrian Gurma.
“Gëzuar Sulltan Novruzin për të gjithë besimtarët bektashinj.
Ardhja e pranverës dhe rigjallërimi i natyrës dhe shpirtit qoftë i mbarë për çdo shqiptar”, nënvizoja deputetja e PD Sarandë Ina Zhupa.
Gëzuar Ditën e Sulltan Nevruzit të gjithë “besimtarëve bektashinj!🕌
📍Teqja “Reshat Dede Baba” Sarandë”, nënvizon deputetja e PS Sarandë Anila Denaj. /Sarandanews.com/