Forca e sigurisë në portin e Sarandës, testohet për nivelin profesional dhe teknik
Gjatë muajit mars 2022 Forca e Sigurisë në Portin e Sarandës, në zbatim të Planit të Sigurisë ka kryer testimin vjetor të saj për përvetësimin e kërkesave të PSP (Plani i Sigurisë së Portit) dhe zbatimin në praktikë të tyre për rritjen e nivelit profesional e teknik të kësaj force.
Punonjësit e Sigurisë në Portin e Sarandës janë testuar për aftësitë e tyre teknike, garantimin e sigurisë gjatë procesit të punës së përditshme në Port si dhe përmbushjen e standardeve konform ligjit të Sigurisë Portuale në Republikën e Shqipërisë “, bëhet publike në faqen e Portit.