Reagon vjehrri i Tik Lapajt, Alltun Çela: Unë nuk ka pyetur nga regjimi komunist jo nga ju. Jam burrë i ndershëm
Vjerri i Tik Lapajt “aktivistit të pavarur” që proteston për varfërinë, Alltun Çela ish gjytari i Sarandës i shkarkuar nga Vettingu për mos justifikim pasurie dhe cënimin e besimit tek gjyqësori, ka reaguar pas lajmeve të fundit në drejtim të tij.
Në një koment të bërë në Sarandanews.com, ish gjyqtari i Sarandës i shkarkuar nga Vettingu Alltun Çela, shprehet se ai është një burrë i ndershëm.
Alltun Çela e pranon faktin që nuk e justifikonte dot pasurinë e tij, por justifikohet me faktin se lekët i kishte bërë para se të bëhej gjyqtar.
Ndërsa për faktin tjetër që ky ish gjyqtar i shkarkuar nga Vettingu për cënimin e besimit tek drejtësia nuk thotë asnjë fjalë, duke e pranuar që ka kryer korrupsion në kurriz të qytetarëe.
“Unë jam Alltun Çela me orgjinë nga fshati Tatzat Delvinë. Unë dhe fisi im nuk u përulëm ne diktature dhe kishim krenari jo tani nga shpifjet tuaja.
Për sa shkruan në titullin nuk “justifikoj”pasurine KPA, pavaresisht vendimit politik të saj, nuk thotë në asnjë rresht mos justifikim te pasurisë, por pasaktesi për pasuri para se unë te bëhesha gjyqtar! Unë jam në Gjykaten e Starsburgut dhe pres drejtësi.
Shpifjet që ju si portal bëni vazhdimisht janë me qëllim te caktuar për të denigruar figurën time, por me shpifjet tuaja jam mësuar se ketë punë kanë bërë baballarët tuaj atë bëni dhe ju.
Unë jam krenar për punën që kam bërë dhe e mbaj kokën lart, kokën e fshehni ju. Unë do ndjek rrugën ligjore për të gjetur se kush jeni ju që dezifomoni! Në se je i vërtet dil me emër!…”, shkruan vjehrri i Tik Lapajt, Alltun Çela ish gjyqtari i Sarandës i shkakrkuar nga Vettingu për korrupsion.
Kujtojmë gjithashtu se në disa media të tjera në Tiranë, janë publikuar materiale se Tik Lapaj pastron paratë e vjehrrit të tij që është pikërisht Alltun Çela. /Sarandanews.com/