VIDEO/ Hyska dhuron “show”, supergoli i javës shënohet në Kategorinë e Parë nga Butrinti
Kategoria e parë mbylli dje ndeshjet e javës së 23-të të saj, ku ranë në sy fitoret me “poker” të Besës ndaj Shkumbinit, dhe fitorja e Butrintit ndaj Maliqit.
Në ndeshjen mes sarandiotëve dhe maliqarëve, vëmendjen e mori goli i parë i shënuar nga vendasit, ku autor i golit ishte Gëzim Hyska.
Sulmuesi fierak arriti të gjente rrugën e rrjetës në minutën e 28-të të takimit, por mënyra e ekzekutimit ishte fantastike, një leksion i vërtetë për sulmuesit e Superiores.
Nga goditja e dënimit, topi është kthyer pas në kufijtë e zonës së 16 metrave, me Hyskon që ka goditur bukur në cepin e majtë të portierit mik, duke mos i lënë asnjë mundësi reagimi. Një supergol që vjen pikërisht nga Kategoria e Parë, në të cilën nuk mungojnë talentet.